Transmetuar më 05-08-2018, 22:21

Tre ushtarë të NATO-s u vranë këtë të diel në Afganistan.

Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga Aleanca e Atlantikut Verior.

Tre viktimat ishin ushtarë nga Çekia. Raportohet se ata u vranë nga shpërthimi i një bombe.

Dy ushtarë afganë dhe një amerikan u plagosën nga shpërthimi.

Sulmi ndodhi në provincën Parwan, rreth 60 kilometra në veri të kryeqytetit Kabul ku një person hodhi veten në erë.

Pak orë para njoftimit nga NATO, talebanët kishin njoftuar për një sulm, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtin./a.m./noa.al/