Transmetuar më 06-08-2018, 08:15

Rëndohet edhe më tej bilanci nga tërmeti i fuqishëm që goditi Indonezinë një ditë më parë.

Autoritetet kanë konfirmuar të paktën 91 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur sipas të dhënave të fundit.

Shumë godina u shkatërruan në ishullin e Lombokut, i njohur si destinacion i rëndësishëm turistik.

Më qindra pushues u evakuuan nga hotelet e shkatërruar.

Tërmeti vjen vetëm një javë pasi një tjetër tërmet shkaktoi 16 viktima.

Pas lëkundjeve autoritetet dhanë edhe një alarm për tsunami por më pas e tërhoqën.

Indonezia ndodhet në “unazën e zjarrit” të tërmeteve, në linjën e Paqësorit ku ndodhin 90 % e gjithë tërmeteve në botë./a.m./noa.al/