Transmetuar më 06-08-2018, 09:27

Në videon e mëposhtme shfaqen momentet kur një e moshuar ka mbrojtur me forcë makinën e saj nga grabitësit.

Ngjarja ka ndodhur në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe gjithçka është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Në fillim, grabitësit me maska duken që i marrin çelësat e makinës të moshuarës me dhunë, në momentet kur ajo del nga banesa e saj dhe i drejtohej makinës “Audi Q3”.

Por, gruaja kurajoze i ndjek ata nga pas dhe i godet me çantën e dorës.

Pak çaste më vonë aty afrohet edhe një fqinj i cili i vjen në ndihmë gruas.

Grabitësit detyrohen të largohen me vrap të dorëzuar. Në fund duket gruaja që nuk i del inati por i ndjek me vrap dhe i godet.

“Fillova të sulmoja njërin por nuk isha e sigurt kush kishte çelësat. Më pas më erdhi në ndihmë fqinji im”, tha gruaja./a.m./noa.al/