Transmetuar më 06-08-2018, 16:18

Ka ardhur viktima e parë nga shpërthimi i fuqishëm i një autoçisterne në Bolonja të Italisë.

Ndërkaq nga ky shpërthim raportohen 40 të plagosur, ku 14 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Shpërthimi ndodhi gjatë ditës së sotme, në autostraden Casalecchio, zona Borno Panigale, fare pranë aeroportit të qytetit, raporton noa.al duke cituar mediat lokale italiane.

Pamjet foto dhe video që ju sjellim më poshtë, tregojnë momentet e tensionuara që shkaktuan klimë pasigurie.

Dyshimet e para janë se ka shpërthyer një autocisternë e mbushur me lëndë djegëse.

Nën hetim është shkaku i këtij shpërthimi. /noa.al/