Transmetuar më 06-08-2018, 16:31

Shkon në 2 numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm i një autoçisterne në Bolonja të Italisë.

Ndërkaq nga ky shpërthim raportohen 60 të plagosur, ku 14 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Në mesin e të plagosurve raportohen edhe 11 karabinierë dhe 2 policë rrugorë të cilët po punon për kontrollin e trafikut pas një aksidenti rrugor.

Shpërthimi ndodhi gjatë ditës së sotme, në autostraden Casalecchio, zona Borno Panigale, fare pranë aeroportit të qytetit, raporton noa.al duke cituar mediat lokale italiane.

Pamjet foto dhe video që ju sjellim më poshtë, tregojnë momentet e tensionuara që shkaktuan klimë pasigurie.

Nën hetim është shkaku i këtij shpërthimi, ndërsa bilanci i të lënduarve ngelet ende provizor./a.k/noa.al/