Transmetuar më 06-08-2018, 19:33

Tërmeti i fundit në Indonezi ka qenë i tmerrshëm për njerëzit në këtë vend.

Të paktën 91 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani, si pasojë e tërmetit 7 ballë të rënë një ditë më parë.

E një video nga qyteti Lombok në Indonezi po bën xhiron nëpër botë, e ku shihet një imam i xhamisë, i cili nuk e ndërpret namazin ndonëse tërmeti ishte mjaft i fuqishëm për disa sekonda.

Në video shihet se si imami dhe disa njerëz të tjerë nuk lëvizin nga vendi derisa po falnin namazin.

Gjithashtu edhe shumë turistë që po pushonin në Bali janë alarmuar dhe po nisen drejt shtëpive të tyre.

Për më tepër shihni videon e mëposhtme: