Transmetuar më 07-08-2018, 10:22

Çmenduritë për para’ nuk kanë kufi. Një nënë po përgatitej të shiste foshnjën e saj kundrejt një shume prej 18 mijë eurosh.

Rasti është shënuar në Greqi ndërkohë nuk bëhet me dije identiteti i nënës dhe etnia e saj.

Foshnja ishte vetëm katër ditësh dhe do i shitej një çifti që nuk mund të kishin fëmijë.

Policia greke ka arrestuar edhe 8 persona të tjerë që ishin pjesë e grupit që merrej me këtë aktivitet kriminal.

Ata gjenin nënat në nevojë, bënin ndërmjetësimin dhe shisnin foshnjat.

Mes të arrestuarve është edhe një grua tjetër shtatzënë e cila po ashtu kishte planifikuar të shiste foshnjën e saj./a.m./noa.al/