Transmetuar më 07-08-2018, 16:18

Elseid Hysaj mund të ishte një lojtar i Chelseat tashmë, nëse nuk do të ishte për këmbënguljen e Napolit për ta mbajtur në “San Paolo”.

Lajmin e bëri të ditur vetë menaxheri i futbollistit, Mario Giufreddi në një intervistë në mediat italiane, ku theksoi se mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte pranë transferimit në “Stamford Bridge”.

Ai tregoi se palët ishin në bisedime të avancuara, por Napoli nuk e lejoi shkodranin që të largohej nga nënkampionët e Italisë, pasi e shikonte si një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Sipas Guifreddit, edhe vetë Sarri kërkonte që ta kishte Hysajn te blutë e Londrës por nuk arriti ta shkëpuste dot nga klubi italian.

Kujtojmë që Hysaj në çdo merkato ka qenë kërkesë e shumë klubeve me emër në Europë./a.k/noa.al/