Transmetuar më 08-08-2018, 19:07
Këngëtarja e talentuar Olta Boka vjen me surpriza për fansat e saj.
Ajo ka publikuar këngën e saj më të re gjatë këtij sezoni veror.
Kënga e publikuar gjatë ditës së sotme, mban titullin “Pa faj”.
Kënga shoqërohet me videoklip dhe është ritmike.
Muzika e kësaj kënge është punuar nga Irkenc Hyka, ndërsa teksti nga Petro Xhori.
Se si do të pritet kënga e re e Olta Bokës do e shohim në ditët në vazhdim.
Më poshtë keni këngën: /a.k/noa.al/