Transmetuar më 10-08-2018, 16:54

Katër vetë u vranë të premten me armë zjarri në qytetin lindor kanadez të Fredericton-it, njoftuan autoritetet.

Mes katër viktimave janë edhe dy punonjës policie, raporton noa.al duke cituar mediat kanadeze.

Policia u ka bëre thirrje banorëve që jetojnë në zonën e përfshirë nga incidenti të qëndrojnë brenda në shtëpi.

Ilustrim.

Autoritetet lokale e kanë përshkruar situatën si "incident aktiv" në një postim në tëitter rreth një orë pas njoftimit të ngjarjes.

Ende janë të paqarta rrethanat e incidentit në kryeqytetin e provincës së Neë Brunsëick-it.

Transmetuesi televiziv kanadez CBC tha se të shtënat ndodhën në një zonë rezidenciale të qytetit dhe se punonjësit e ndihmës së parë ndodheshin në vendngjarje.

Në një informacion të para pak minutave, mësohet se është arrestuar një person si i dyshuar për katër vrasjet.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau shprehu shqetësimin për ngjarjen që e cilësoi të rëndë dhe kërkoi hetim të shpejtë.

Policia tha se shkoi në një kompleks rezidencial në zonën Brookside Drive në orën 7 të mëngjesit të së premtes, ora lokale. David Maccoubrey tha se ai u zgjua në apartamentin e tij në Brookside Drive në orën 7:07 të mëngjesit nga tingujt e të shtënave me armëve “10 metra nga shtrati”. Maccoubrey tha se tri të shtëna pistolete e zgjuan atë, dhe rreth 17 të tjerë i pasuan të parat rreth orës 8:30.

“Dukej sikur i pari erdhi nga jashtë dritares sime”, tha Maccoubrey në një intervistë telefonike nga banesa e tij. “Pastaj dy të tjera ndodhën brenda tre minutave të para.”

Tim Morehouse, një banor tjetër i kompleksit, tha se dëgjoi një burrë të thërriste: “Qepe! Qepe!”

Ai tha se dëgjoi dy të shtëna me armë dhe pastaj tre të tjera. Më pas shtoi se nga dritarja e tij pa trupin e një njeriu në tokë, në parkingun e pasmë të 237 Brookside. Ai sqaroi se thirri policinë në numrin e telefonit unik, 911, pastaj dëgjoi të shtëna të shtuara dhe pa nga dritarja e tij dhe dy policë në terren.

Kryebashkiaku i Brunswick Brian Gallant shprehu ngushëllimet e tij ndaj viktimave dhe familjeve të tyre.

“Gjatë kësaj kohe të vështirë, mendimet tona janë me gratë dhe burrat e guximshëm në linjat e para që punojnë për të na mbajtur të sigurt”, tha Gallant.