Transmetuar më 11-08-2018, 07:44

Merr fund arratia e autorit të masakrës me tetë viktima nga fisi Zykaj, i fshatit Resulaj në Selenicë.

Ritvan Zykaj, 24-vjeçari që vrau të afërmit e tij është arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit vetëm pak metra larg vendit ku kreu masakrën.

Në momentet e arrestimit ai ka qenë tepër i qetë dhe nuk ka bërë rezistencë ndaj uniformave blu.

Po ashtu, polica ka sekuestruar edhe armën e krimit, një kallashnikov.

Gjatë gjithë natës zona ka qenë në një shtetrrethim të vërtetë pasi personi konsiderohej i rrezikshëm edhe për banorët e tjerë të fshatit.

Gjurmimi i tij u bë falë qenit gjurmues të forcave RENEA. 24-vjeçari është transportuar për në Drejtorinë e Policisë Vlorë ku po merret në pyetje.

Ende nuk ka të dhëna rreth dëshmisë së dhënë prej tij për shkaqet e masakrës.

Ngjarja:

Në Resulaj të Bashkisë së Selenicës, në Qarkun e Vlorës, u regjistrua pasditen e së premtes një ndër ngjarjet më të rënda në dy dekadat e fundit. Një person ka ekzekutuar në gjakftohtësi 8 persona, anëtarë të dy familjeve Zykaj, me banim në po të njëjtin fshat.

Emrat e viktimave të krimit të 24-vjeçarit janë Azem Zyka, Afërdita Zyka, Demir Zyka, Ferie Zyka, Besim Zyka, Vasilika Zyka, Sara Zyka dhe Ledjon Zyka.

Nga të dhënat e deritanishme, raportohet se autori ka vrarë vëllain e gjyshit të tij Demir Zykën, bashkëshorten e tij, 2 djemtë e çiftit Zyka (kushërinjtë e parë të babait të autorit) si edhe nipin e mbesën 14 dhe 6 vjeçe (kushërinj të dytë me autorin).

Gazetarja e kronikës në Top Channel, Anila Hoxha bën të ditur se masakra ka ardhur si pasojë e një konflikti për pronat.

Autori 24-vjeçar nuk njihet si i sëmurë mendor, por përdorues droge. Sipas burimeve të Prokurorisë, në hetimet për këtë ngjarje të rëndë do të përfshihen edhe Krimet e Rënda në Tiranë, ndërkohë që momentalisht janë marrë në pyetje prindërit e vrasësit.

Sherri, siç mësohet nga hetuesit, ka nisur pas festës së fshatit. Autori ka debatuar me njërën nga viktimat për një gardh, prej së cilës është ofenduar, e në gjakftohtësi e sipër ka shkuar të marrë armën për të kryer aktin makabër.

Autori 24-vjeçar Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa po kërkohet nga forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë së Vlorës. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që ndodhen po në këtë qark kanë dalë në aksion për kapjen e tij, pasi konsiderohet tejet i rrezikshëm dhe i armatosur./a.m./noa.al/

EKSKLUZIVE Ritvan Zykaj flet nga arratia: Ç’më keni çarë k**in(!)

Zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes/ Nga sherri për pulat e detit deri tek masakra me 8 të vrarë

 Kush është Ridvan Zykaj, hajduti i pulave që mori jetën e 8 njerëzve dhe u zhduk

Policia del me qëndrim zyrtar mbi masakrën e tetëfishtë në Vlorë

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e autorit të krimit në Selenicë

Prindërit e 24 vjeçarit të tronditur nga ngjarja, zbulohet konflikti i hershëm me kushërinjtë

“Unë kot s’u bie në qafë, por kam një gjë, po më ngacmuan atëherë s’i lë rehat, s’kam çfarë bëj që e kam këtë gjë”

Vrau 8 persona të fisit, dëshmitari zbulon të shkuarën e autorit: Çfarë i ndodhi në adoleshencë?

Masakër në Vlorë, 24-vjeçari vret 8 anëtarë të fisit të tij