Transmetuar më 11-08-2018, 08:30

Ritvan Zykaj, 24-vjeçari nga fshati Resulaj i Selenicës shkaktoi një masakër të vërtetë pasditen e së premtes duke vrarë me breshëri kallashnikovi 8 pjesëtarë të fisit të tij.

Për gati 12 orë ai ishte në arrati por gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ai është prangosur nga forcat speciale ndërkohë iu gjet edhe arma e krimit.

Ritvani ishte një person mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe i dhënë pas alkoolit. Në fotot e publikuara ai shfaqej me shumë shishe birre të boshatisura.

Gjatë orëve të arratisë, ai gjeti kohën madje edhe të debatonte në Facebook. Referuar komenteve të shumta të qytetarëve që kërkonin dënim maksimal për të, ai shkruante në një prej komenteve: “Na çatë k**in”.

Por, nuk mbaron me kaq. Ai me sa duket ndiqte lajmet gjatë gjithë kohës. Mediat raportuan dje se Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte nisur drejt fshatit Resulaj.

Në jë prej postimeve Ritvani shkruante: “Duke pritur Fatmir Xhafën”, dhe bënte një emoji që ndihej i lodhur.

Ndërkohë, komentet e qytetarëve ishin të pamëshirshme.

“Ti presin mishin copa-copa dhe t’ia kripin”, “ta varin me kokëposhtë”, “të dënohet me vdekje”, “të varet në mes të sheshit”, “të digjet i gjallë”, “të torturohet para se të vritet” …janë disa prej kërkesave të qytetarëve./a.m./noa.al/

EKSKLUZIVE Ritvan Zykaj flet nga arratia: Ç’më keni çarë k**in(!)

Zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes/ Nga sherri për pulat e detit deri tek masakra me 8 të vrarë

 Kush është Ridvan Zykaj, hajduti i pulave që mori jetën e 8 njerëzve dhe u zhduk

Policia del me qëndrim zyrtar mbi masakrën e tetëfishtë në Vlorë

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e autorit të krimit në Selenicë

Prindërit e 24 vjeçarit të tronditur nga ngjarja, zbulohet konflikti i hershëm me kushërinjtë

“Unë kot s’u bie në qafë, por kam një gjë, po më ngacmuan atëherë s’i lë rehat, s’kam çfarë bëj që e kam këtë gjë”

Vrau 8 persona të fisit, dëshmitari zbulon të shkuarën e autorit: Çfarë i ndodhi në adoleshencë?

Masakër në Vlorë, 24-vjeçari vret 8 anëtarë të fisit të tij

Nuk bën rezistencë, Ritvan Zykaj prangoset pranë vendit ku kreu masakrën me 8 viktima