Transmetuar më 11-08-2018, 09:10

Ritvan Zykaj, 24-vjeçari nga fshati Resulaj i Selenicës shkaktoi një masakër të vërtetë pasditen e së premtes duke vrarë me breshëri kallashnikovi 8 pjesëtarë të fisit të tij.

Për gati 12 orë ai ishte në arrati por gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ai është prangosur nga forcat speciale ndërkohë iu gjet edhe arma e krimit.

Ka qenë një operacion mjaft i vështirë ai i policisë deri në prangosjen e tij, i zhvilluar në errësirë dhe në një terren të vështirë.

Mbi 100 forca policore ishin në terren dhe formuan “rrathë” për të ngushtuar perimetrin deri në kapjen e autorit të masakrës. Në operacion u përdorën qen gjurmues, dylbi nate si dhe kamera termike.

Oficerët kishin marrë urdhër të përgjigjeshin me zjarr nëse i riu rezistonte.

Policia organizoi një “rreth” të madh që shkonte përtej fshatit ku ndodhi masakra për të shmangur largimin e Zykajt.

Ndërkohë, disa skuadra lëviznin në drejtime të baraslarguara duke ngushtuar perimetrin derisa e gjetën në një zonë me shkurre 24-vjeçarin në periferi të Selenicës.

në momentet kur u rrethua mes shkurreve, policia iu drejtua me fjalët “Dorëzohu! Hidhe armën!”.

Sipas asaj që raportohet, i riu nuk ka rezistuar por është dorëzuar./a.m./noa.al/

EKSKLUZIVE Ritvan Zykaj flet nga arratia: Ç’më keni çarë k**in(!)

Zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes/ Nga sherri për pulat e detit deri tek masakra me 8 të vrarë

 Kush është Ridvan Zykaj, hajduti i pulave që mori jetën e 8 njerëzve dhe u zhduk

Policia del me qëndrim zyrtar mbi masakrën e tetëfishtë në Vlorë

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e autorit të krimit në Selenicë

Prindërit e 24 vjeçarit të tronditur nga ngjarja, zbulohet konflikti i hershëm me kushërinjtë

“Unë kot s’u bie në qafë, por kam një gjë, po më ngacmuan atëherë s’i lë rehat, s’kam çfarë bëj që e kam këtë gjë”

Vrau 8 persona të fisit, dëshmitari zbulon të shkuarën e autorit: Çfarë i ndodhi në adoleshencë?

Masakër në Vlorë, 24-vjeçari vret 8 anëtarë të fisit të tij

Nuk bën rezistencë, Ritvan Zykaj prangoset pranë vendit ku kreu masakrën me 8 viktima

Masakra e Resulajt, 8 viktimat nga i njëjti trung familjar, Ritvani i shuajti në tre breza

“O Edi Rama, më gjen dot…” Mesazhi i autorit të masakrës teksa ishte në arrati

Zykaj kur ishte në arrati: Duke pritur Fatmir Xhafajn! Qytetarët: Të torturohet! Mbyllet adresa e Facebook-ut