Transmetuar më 11-08-2018, 20:54

Një incident që mund të kishte përfunduar tragjik ka ndodhur në Rrugën e Kombit.

Pasditen e sotme në Rrugën e Kombit në afërsi të fshatit Gëziq të Mirditës, një autobus është përfshirë nga flakët.

Autobusi i përket linjës Kukës-Tiranë dhe burime nga zjarrfikësja e Mirditës është bëjnë me dije se autobusi është djegur plotësisht.

Nuk ka të lënduar në radhët e pasagjerëve.

Forcat zjarrfikëse të Mirditës kanë mundur të shuajnë flakët pas shkuarjes në vendngjarje.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti./a.k/noa.al/