Transmetuar më 12-08-2018, 16:58

Një vajzë 12 vjeçare, me shtetësi gjermane u ka humbur familjarëve prej dy ditësh në Pogradec.

Vajza e humbur është shtetasja gjermane Florentina Meyer.

Vajza është e gjatë 155 cm, flokët ngjyrë të çelur, sytë bojëqielli.

Ka qenë e veshur me një bluze ngjyrë gri, atlete ngjyrë të zeza, me mbishkrimin “Adidas”, si edhe një palë pantallona të shkurtra me lara.

Policia kërkon bashkëpunimin nga ana e medias dhe qytetarëve, për gjetjen e saj pasi 12 vjeçarja, zotëron vetëm gjuhën gjermane.

Kushdo që ka informacion të saktë mbi vendndodhjen e kësaj shtetase, është i lutur të telefonojë në numrat 0694110226 dhe 0694110229./a.k/noa.al/

Gjendet 12-vjeçarja gjermane që u zhduk në Pogradec