Transmetuar më 12-08-2018, 21:51

Plagosja e emigrantit shqiptar e ndodhur një ditë më parë në Itali, ka çuar sot në arrestimin e kushëririt të tij, si i dyshuar i krimit.

Policia italiane në La Spezia, njoftoi sot se ka arrestuar shqiptarin 35-vjeçar pasi akuzohet për plagosjen me armë zjarri të 39-vjeçarit një ditë më parë.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas grindjeve familjare që kanë vazhduar për një kohë të gjatë.

Viktima kishte organizuar pak ditë më parë një rrahje të autorit, bashkë me miq të tij, të cilët ishin të pajisur me shkopinj gome. 

Kurse mbrëmjen e shkuar, shqiptari i plagosur kishte ardhur me makinë pranë një bari në qendër të rrugës "Giulio della Torre" në La Spezia.

Në një moment është përballur me kushëririn e tij, i cili e ka qëlluar në këmbë.

Arma e përdorur ishte vjedhur pesë vjet më parë, tha policia.

Shqiptari mbeti i plagosur në pjesën e këmbës jashtë rrezikut për jetën në një nga baret në qendër të rrugës "Giulio della Torre" në La Spezia.