Transmetuar më 13-08-2018, 08:34

Një aksident i rëndë me pasojë një të plagosur ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne në aksin rrugor Peqin-Elbasan.

Në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur një 26-vjeçar me inicialet E.F.

Ky i fundit, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge në fshatin Lolaj.

I riu është transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit nga ku raportohet se ndodhet në rrezik për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit./a.m./noa.al/