Transmetuar më 13-08-2018, 14:45

Plot 15 avokatë refuzuan njëri pas tjetrit, që të merrnin nën mbrojtje ligjore, 24-vjeçari Ritvan Zykaj nga Selenica e Vlorës, i akuzuar për vrasjen e tetë të afërmve të tij me armë zjarri.

Pak çaste pas orës 12.00, teksa kishte më shumë një orë që pritej të bëhej seanca e vlerësimit të masës së sigurisë në Gykatën e Rrethit Vlorë, më në fund u gjet një avokat që pranoi të mbrojë, ndonëse formalisht, Ritvan Zykajn.

Pas ndërmjetësimit të kryetarit të gjykatës, ka qenë avokati Dritan Mehmeti ai që ka pranuar të mbrojë para trupës gjyqësore “klientin” Ritvan Zykaj.

Avokati i caktuar kryesisht nga shteti, vjen në kushtet kur është detyrim ligjor që cilitdo të pandehuri t’i sigurohet mbrojtje ligjore me avokat, të pajtuar nga vetë i pandehuri ose nga shteti, kur nuk ka mundësi ta paguajë, apo për çdo lloj aryseje tjetër.

Edhe pse Mehmeti pranoi të mbrojë Zykajn, prezenca e tij ishte formale, ai u njoh me aktet vetëm gjatë minutave të vlerësimit të seancës së sigurisë dhe ndoshta shërbeu si “çelës” që gjyqtares së gatshme t’i hapej rruga për të mundësuar dhënien e vendimit për masë sigurie.

Gjatë seancës, Ritvan Zykaj e ka pranuar krimin e tetëfishtë duke thënë: “I vrava. Se ata më akuzonin mua për grabitjet e pulave”.

Kjo ishte shprehja e vetme e thënë gjatë seancës nga 24 vjecari Zykaj, pas pohimit të gjeneraliteteve.

Pas seancës së masës së sigurisë, Zykaj është dërguar në ambientet e paraburgimit të Vlorës.

Pasi procedurat ligjore ishin gati, gjyqtarja Esmeralda Habilaj shpalli pranimin e kërkesës së prokurorit të gatshëm Saimir Smaka, që të jepet arrest me burg pa afat për të pandehurin Ritvan Zykaj, nën akuzat e vrasjes në rrethana cilësuese të y ose më shumë personave dhe armëmbajtje pa leje.

Ritvan Zykaj shkon në gjykatë me sy të nxirë

I hutuar dhe me një sy të nxirë është shfaqur 24-vjeçari Ritvan Zykaj në sallën e gjyqit, teksa gazetarët janë lejuar vetëm të filmojnë para nisjes së seancës.

Me një bluzë të bardhë dhe pranga në duar, autori i dyshuar i masakrës së Selenicës mbante sytë fiksuar në një vend dhe herë pas here u hidhte shikime gazetarëve dhe të pranishmëve, teksa në sfond dëgjoheshin në korridor dhe thirrjet e të afërmve të tij dhe të viktimave që kërkonin dënim me vdekje për të.

Zykaj tashmë do të mbahet mend gjatë si “monstra i Selenicës”, pasi prej dekadash në vend nuk kishte ndodhur një ngjarje kaq makabre.

Qytetarët: Të vritet me plumb në gojë, siç vrau fëmijën që po hante bukë

“Ai do plumbin në gojë. Siç vrau fëmijën që po hante bukë”, – thotë për oranews një grua e cila u gjend aty.

Gjatë seancës, Ritvan Zykaj e ka pranuar krimin e tetëfishtë duke thënë: “I vrava. Se ata më akuzonin mua për grabitjet e pulave”.

Kjo ishte shprehja e vetme e thënë gjatë seancës nga 24 vjecari Zykaj, pas pohimit të genraliteteve.

Pas seancës së masës së sigurisë, Zykaj është dërguar në ambientet e paraburgimit të Vlorës.

“Dënim me vdekje për kriminelët”

Ritvan Zykaj, i cili vrau 8 të afërm të tij, mes të cilëve edhe 2 të mitur, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e arrestit.

Por në ambientet e Gjykatës ishin edhe të afërm të Salkie dhe Olsi Hoxhallarit, nënë e bir, të cilët u vranë nga nusja e shtëpisë dhe i dashuri i saj.

Teksa mbanin pankarta në duar me fotot e Hysnie Hoxhallarit dhe Kasëm Pirjasi, bashkë me atë të Ritvan Zykat kërkonin dënim me vdekje për kriminelët.