Transmetuar më 13-08-2018, 23:06

Në pikun e sezonit turistik, Saranda vuan prej disa orësh mungesën e energjisë elektrike.

Probleme raportohen në lagjet 1 dhe 2, në Rrugën e Pestë, ndërsa në Bulevard disa biznese gjatë mbrëmjes janë pa energji elektrike.

Probleme me energjinë raportohen edhe nëpër fshatra.

Banorët shprehen se nuk janë njoftuar nga OSHEE për ndërprerjen e energjisë, ndërsa gjithashtu mungon një reagim zyrtar nga ky institucion.

Shihni videon më poshtë: