Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po kryen punime në rrjet të cilat sipas kompanisë do të bëhen shkak për kufizime energjie në disa zona të kryeqytetit gjatë ditës së sotme.
“Drejtoria Rajonale e OSHEE Tiranë, vijon procesin e mirëmbajtjes së kabinave, sipas grafikut dhe planit të investimeve, për rritjen e sigurisë në furnizimin me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e OSHEE.
“Gjatë ditës së sotme, 14 gusht, do të ndërhyhet në disa kabina, ku do të stakohet energjia elektrike si masë sigurie”, vijon njoftimin OSHEE.
Zonat ku do ketë ndërprerje energjie:
Kabinat “Zef Jubani 2” dhe “Tirana e Re 2”
Ora 10:00-12:00
Zona: Pjesërisht rrugët “Zef Jubani”, “Margarita Tutulani”, “Gjin Kuqali” dhe “Sulejman Delvina”, pranë Stadiumit “Selman Stermasi”.
Kabina “Hoxholli”
Ora 10:00-12:00
Zona: Pjesërisht rrugët “Dalip Zavalani” dhe “Petro Nini Luarasi”.
Kabina “Veri”
Ora 11:00-13:00
Zona Shëngjergj pjesërisht
Kabinat K1 dhe K2
Ora 09:00-14:00
Zona pa energji: Kamëz pjesërisht./a.m./noa.al/