Transmetuar më 14-08-2018, 20:57

Një aksident em pasojë vdekjen e një gruaje shqiptare ka ndodhur në Itali.

Mediat vendase shkruajnë se aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16.00, në Piacenza të Italisë.

Në aksident janë përfshirë një makine tip “Ford Fusion” dhe një furgon “Fiat Scudo”, të cilat janë përplasur kokë më kokë.

Fatkeqësisht nga ky aksident humbi jetën një grua 45-vjeçare shqiptare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur.

E plagosur, pa rrezik për jetën ka mbetur edhe një 17-vjeçare, e cila është vajza e 45-vjeçares që ndodhej në makinë me të ndjerën.

Ndërkaq drejtuesi i fugonit raportohet se nuk ka pësuar lëndime.

Autoritetet vendase po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes./a.k/noa.al/