Transmetuar më 09-09-2018, 10:17
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, anulon lejen e dhënë për të lejuar Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, që të vizitojë Drenicën.
Në qëndrimin e bërë publik paraditen e kësaj të diele ai thotë se, “Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha”.
Po ashtu më tej shton se, “Kam tërhequr lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”.
Duket se ky vendim i Haradinaj, vjen pas protestave të zhvilluara nga qytetarët e Kosovës.
Po ashtu protestuesit bllokuan edhe rrugën, duke u shprehur kundër vizitës së Vuçiç.
Megjithatë Vuçiç, ka deklaruar se do të tentojë të shkojë në fshatin Banjë të Skënderajt, pavarësisht vendimit të Haradinaj. /a.y/noa.al