Transmetuar më 11-09-2018, 15:09
Numan Baliç
Një rast shokues u raportua sot nga mediat kosovare që bënte fjalë për abuzimin seksual ndaj një vajze 17-vjeçare nga një ish-ministër i qeverisë kosovare.
Numan Baliç, ish-ministër i qeverisë së Bajram Rexhepit, dhe ish-zv.ministër i qeverisë aktuale, u shoqërua nga policia pas akuzave që u bënë publike edhe në media.
Nëna e vajzës së komunitetit boshnjak Selma M. deklaroi se ish-ministri kishte abuzuar me minorenen.
Pasi është marrë në pyetje, 60-vjeçari u lirua nga policia.
Ai ka pasur edhe një reagim për mediat, duke mohuar vërtetësinë e lajmit.
“Të gjitha këto janë shpifje të mediave”, ka thënë Baliç./a.m./noa.al/