Transmetuar më 26-09-2018, 09:05

Nuk janë të paktë personat që vuajnë nga dhimbje të vazhdueshme të kokës.

Ndoshta stres, ndoshta ngarkesë në punë apo shqetësime të tjera, por shpesh e gjejnë veten duke marrë ilaçe qetësuese.

Por për të shpëtuar prej tyre, ka dy mënyra fare të thjeshta që ju shpëtojnë nga dhimbja e kokës dhe që i keni vetë në dorë.

Pikë së pari këshillohet që të konsumoni ujë rregullisht, pasi mungesa e ujit në organizëm stimulon dhimbjet e kokës.

Një tjetër gjë që duhet të praktikoni, është të flini me orare të rregullta.

Mundohuni që çdo natë të bëni minimalisht shtatë orë gjumë dhe nëse keni mundësi pushoni edhe gjysmë ore në drekë. /a.y/noa.al