Transmetuar më 26-09-2018, 12:08
Foto ilustruese

Cigarja sjell pasoja në shëndetin tonë duke u bërë shkaktare e një sërë sëmundjesh.

Së fundi shkencëtarët kanë zbuluar se duhani shkakton edhe sklerozë.

Sipas "Mirror", tek personat që shfaqin simptoma të sklerozës, konsumi i cigares ndikon në përkeqësimin e gjendjes me shpejtësi.

Sipas studimit të publikuar nga "MS Society" lidhja mes konsumit të cigares dhe pasojave te sklerozës është mjaft e fortë dhe më e qartë se kurrë.

Por, ka një lajm të mirë për ata që heqin dorë nga tymosja.

Nëse lini cigaren, pasojat e sklerozës shtyhen për disa vite./a.m./noa.al/