Transmetuar më 28-09-2018, 13:36

Rusia njihet për ushtrinë e saj tepër të fuqishme.

Forcat e saj speciale konsiderohen ndër më të përgatiturat në botë.

Sekreti? Sigurisht stërvitja e specialëve është A-ja e një trupe elitë.

"Spetnasz", siç njihen forcat speciale ruse zhvillojnë stërvitje ekstreme ku vihet në provë rezistenca dhe forca e ushtarëve.

Disa prej sfidave më të forta janë ndeshjet lopata me të cilën duhet të eliminosh kundërshtarin.

Sfidë tepër e vështirë konsiderohet edhe mbyllja në një dhomë pa dritare me një qen të tërbuar.

Në ato momente ose duhet të vrasësh, ose të vritesh!/a.m./noa.al/