Transmetuar më 30-09-2018, 14:26

Bajamet- Bajamet janë një prej burimeve më të rëndësishme të magnezit. Sipas ekspertëve magnezi, është shumë i dobishëm për çlirimin e tensionit dhe mund të ndihmojë venat e gjakut të cilat mund të shkaktojnë dhimbje koke.

Patatja– Dhimbja e kokës në disa raste mund të shkaktohet nga mungesa e potasit. Këshillohet që patatet të cilat përmbajnë përqindje të lartë potasi ti piqni me gjithë lëkurë.

Spinaqi- Spinaqi ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe në lehtësimin e dhimbjeve të kokës. Përdorni spinaqin e freskët të cilin mund ta shoqëroni dhe me bajame dhe do të shihni se rezultati është i garantuar.

Bananet- Vitamina B6 është e pranishme të bananet, ndihmon për të shpëtuar nga dhimbja e kokës, pasi luan rol anti-depresiv, shkruan noa.al. Po ashtu vitamina B6 është shumë e dobishme për të luftuar lodhjen mendore.

Misri– Misri mund të jetë shumë i dobishëm për të luftuar dhimbjen e kokës në sajë të vitaminës B3. Kjo vitaminë ndihmon në funksionimin e venave të gjakut dhe qetëson nervat. /a.y/noa.al