Transmetuar më 02-10-2018, 08:20

Xhisiela Maloku, vajza 25-vjeçare nga Nikla e Fushë Krujës, e cila prej ditësh ka rrëmbyer vëmendjen e opinionit publik pas denoncimit të bërë prej saj ndaj djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, aktualisht po vuan pasojat.

Duke folur mbrëmjen e kësaj të hëne për Top Channel, ajo mohoi që të jetë dhunuar nga ish-dashuri i saj, duke pranuar se po ka pasur ndonjë shpullë, por se gjithçka është thënë, është bërë nga xhelozia e saj për Rexhepin.

Teksa zbuloi se ka mbaruar shkenca politike dhe se tani është në master për shkenca ndërkombëtare, pas ngjarjes që ka ndodhur shprehet se nuk e di nëse ka dëshirë ende që të bëhet politikane.

“Në fshat është vështirë të jetosh sepse e bën të vështirë mentaliteti i mbyllur. Por, mua nuk më ka interesuar ndonjëherë mentaliteti i njerëzve. Kam jetuar për veten, jo për të tjerët. Ky mentalitet ka qenë rëndesë për mua, sidomos këto kohë. Kam rënë 12 kilogramë”, u shpreh Xhisiela. /a.y/noa.al Eni Vasili: Xhisiela më telefonoi, më kërkoi që të tërhiqnim intervistën

Flet Xhisiela Maloku: Djali i deputetit më mbështeti, nuk më kërcënoi