Transmetuar më 02-10-2018, 22:19

Një ngjarje shokuese ka tronditur opinionin publik në Tajlandë, por edhe me gjerë.

Një nënë adoleshente ka shokuar me veprimin e saj teksa ka hedhur djalin e porsalindur nga kati i pestë i një ballkoni.

Fatmirësisht foshnja ka shpëtuar pasi gjatë hedhjes gjethet e një peme bananeje kanë penguar rënien e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 10:30 lokale në një bllok apartamentesh në Samut Prakan, të Tajlandës qendrore.

Foshnja u gjet nga banorët pranë, të cilët u ngjitën mbi një gardh të lartë prej 5 metrash dhe zbuluan djalin e vogël, i cili kishte vetëm disa orë që kishte lindur pasi u gjet me placentën e tij dhe kordonin e kërthizës ende të ngjitur.

Më poshtë keni videon e gjetjes së foshnjes:/a.k/noa.al/