Transmetuar më 04-10-2018, 08:56

U rrah egërsisht dhe u la i zbathur dhe pa celular. Është kjo ajo që i ka ndodhur një djali vetëm 12 vjeç  në Elk Grove të California.

Video e sulmit të cilën noa.al e sjell më poshtë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

Gjithçka ndodhi për ti marrë atletet ‘Air Jordan’ që kishte në këmbë dhe iPhone që kishte në duar.

Ajo që bën përshtypje është se agresorët janë mes moshës 16 dhe 17-vjeçare.

Njëri prej tyre mban djalin, ndërkohë që të tjerët i marrin çantën, i vjedhin celularin dhe i heqin atletet nga këmbët, pavarësisht tentativave të tij për të shpëtuar.

Gjithçka zgjati vetëm pak sekonda, ndërkohë që u filmua nga kamerat e sigurisë së ambienteve përreth. /a.y/noa.al