Transmetuar më 04-10-2018, 16:37

Një makinë e re, që kushtonte 30 mijë paund, është grabitur nga disa hajdutë pa pasur nevojë për çelësa.

Kamerat e sigurisë tregojnë hajdutët që kryejnë me lehtësi misionin e tyre duke përdorur një “teknikë përforcuese”.

"Mirror" shkruan se Jason Lang, 49 vjeç, pronari i makinës, ishte në gjumë në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, kur ra viktimë e kriminelëve.

Dy burra me kapuça dhe doreza, dolën nga një makinë. Teksa njëri qëndroi pranë "Toyota" 30 mijë paundshe, me një radio transmetues, tjetri u largua drejt derës me një pajisje elektrike.

Nëpërmjet mjetit të pazakontë, njëri prej hajdutëve hap me lehtësi derën e makinës dhe zhduket.

Ngjarja ka ndodhur në Britani. /k.k/noa.al/