Transmetuar më 04-10-2018, 20:05

Jo pak, por 259 njerëz janë vrarë në periudhën 2011-2017, në përpjekje për të bërë foto “selfie”.

Vendet janë përzgjedhur nga ato më ekstremet, por që për fat të keq kanë rezultuar fatale për jetët e tyre.

Të dhënat janë nxjerrë nga një studim i botuar nga gazeta “Journal of Family Medicine and Primary Care”.

Studimi që u realizua përmes klikimeve në internet me fjalët kyçe si “vdekje nga selfie”, ose “vdekshmëria selfie” bëri të mundur gjetjen e një informacioni për më shumë se 137 aksidente në mbarë botën, që shkaktuan 259 viktima nga tetori 2011 deri në nëntor 2017.

Mosha mesatare e viktimave, pothuajse tre të katërtat e të cilëve ishin meshkuj, ishte 22.9 vjet.

Numri më i madh i vdekjeve është raportuar në Indi, Rusi, SHBA dhe Pakistan. /k.k/noa.al/