Dy të rinj italianë kanë treguar tmerrin që sipas tyre përjetuan nga disa shqiptarë, për të cilët thonë se i kanë grabitur dhe sulmuar, por më pas gjithçka rezultoi e pavërtetë.
Mediat e vendit fqinj kanë shkruar se ata shkuan në shtëpi me shenja dhune dhe të prera në fuy.
Familjarët, të shqetësuar, i pyetën se çfarë kishte ndodhur dhe ata treguan gjithçka.
Duke i përshkruar si shqiptarët personat agresorë, ata thanë se grabitësit ishin të pajisur me mjete prerëse.
Dy të rinjtë thanë se ishin kërcënuar për vjedhjen e parave të tyre, më pas agresorët ishin larguar.
Por, i gjithë ky skenar u zbulua shumë shpejt nga karabinierët, sipas të cilëve, djemtë kishin shpikur gjithçka dhe kishin raportuar për simulimin e krimit disa miq.
Në fakt, kamerat e mbikëqyrjes në Piazza Lodi, ku ndodhi agresioni i pretenduar, nuk regjistroi ndonjë vjedhje në tentativë.
Hetimet e para kanë zbuluar se lëndimet janë rezultat i një grindjeje të dhunshme pas një feste me konsumim droge, në të cilën dy të rinjtë morën pjesë. /k.k/noa.al/