Transmetuar më 05-10-2018, 18:24

Ky është momenti i frikshëm kur pilotët e një avioni fluturuan drejt e në qendër të stuhisë ‘Matthew’.

Kapiteni Tim Gallagher, që ka shumë përvojë në fluturimet në mot të rrezikshëm si pilot, ia doli që ta kalonte stuhinë në Florida me aeroplan.

Avioni mund të shihet duke u dridhur fort në video, filmuar nga dikush në kabinë, por që pilotët qëndrojnë të qetë pavarësisht dridhjeve të mëdha.

Teksa lëviz drejt stuhisë, shiu i furishëm godet në dritare duke ulur në masë të madhe shikueshmërinë përpara.

Videoja u publikua në Facebook dhe ka marrë mijëra klikime.