Transmetuar më 06-10-2018, 08:21

Pamja e gjuhës sonë është e lidhur në mënyrë të veçantë me gjendjen e zemrës sonë dhe funksionin e stomakut.

Një gjuhë e shëndetshme duhet të jetë gjithmonë më ngjyrë të kuqe dhe të ketë një sipërfaqe me ashpërsime të vogla. Prania e njollave apo bulëzave të qelbëzuara mund të tregojë probleme që kanë të bëjnë me stomakun.

Ndër të tjera e rëndësishme është që të vlerësohet ngjyra e gjuhës. Nëse është e zbehtë, mund të bëhet fjalë për prani anemie.

Ngjyra e bardhë, mund të tregojë një infeksion ose praninë e një gastriti apo ulçere, si dhe gjendje stresi. Ndërsa nëse gjuha ka ngjyrë të errët ose vishnje të errët, mund të jetë për shkak të duhanit apo një infeksionin bakterial.

Ngjyra e verdhë, mund të tregojë probleme që kanë të bëjnë me mëlçinë.

Sakaq gjuha e thatë mund të jetë e lidhur me dehidratimin, diabetin ose probleme me veshkat, shkruan noa.al. Një gjuhë me të çara dhe forma si hartë, mund të tregojë probleme alergjike. /a.y/noa.al