Transmetuar më 06-10-2018, 11:16

I jepet fund ndërhyrjeve për ti bërë të pasmet si brazilianet, nëpërmjet ndërhyrjeve estetike, të cilat sjellin një sërë rreziqesh me vete.

Lajmërimi u bë nga shoqata e ndërhyrjeve plastike, “British Association of Aesthetic Plastic Surgeons”, dhe kjo gjë vlen për Britaninë e Madhe, pas vdekjes së dy grave në vitin 2018, pas ndërhyrjeve estetike.

Ndërhyrja, shpjegojnë kirurgët britanik, mundëson humbjen e yndyrës nga një pjesë tjetër e trupit, për ta vendosur në të pasme, në mënyrë që të jenë të rrumbullakëta.

Por një ndërhyrje e tillë mbart me vete një rrezik të madh, pasi yndyra mund të përfundojë në vena dhe nga aty mund të kalojë në zemër ose në tru.

Bëhet fjalë për një procedurë me shkallë të lartë rrezikshmërie. Ndër të tjera gjatë ndërhyrjes rrezikohen edhe infeksionet, shkruan noa.al.

Bbc raporton se dy gra kanë vdekur gjatë ndërhyrjeve të tilla në Britaninë e Madhe.

Sakaq një studimi i publikuar nga “Aesthetic Surgery Journal”, i zhvilluar nga 639 mjekë në të gjithë botën, pretendon se 32 vdekje kanë ndodhur pas këtyre procedurave. /a.y/noa.al