Transmetuar më 06-10-2018, 11:51

Pak ditë më parë nisi aplikimi për Lotarinë Amerikane, për gjithë ata persona që janë të interesuar.

Afati i aplikimit do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, ora 18.00.

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë informacion të detajuar lidhur me kriteret e aplikimit, në mënyrë të përsëritur, por ditën e sotme, ka sjellë një video ku tregohet se si mund të kryeni aplikimin siç duhet.

“E dini si të plotësoni në mënyrë të saktë aplikimin për Lotarinë Amerikane?

Shihni këtë video që ju tregon hap pas hapi si të plotësoni formularin tuaj”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /a.y/noa.al

Nis sot aplikimi për Lotarinë Amerikane, kriteret që duhet të plotësoni