Transmetuar më 07-10-2018, 12:55

Aktori i famshëm i “The Walking Dead”, Scott Wilson ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.

Ai mbylli sytë për shkak të komplikimeve nga leukemia.

Aktori luajti karakterin e Hershel Greene në film nga 2011 në 2014.

I ndjeri, i lindur në Gjeorgji, debutoi në filmin “In The Heat Of The Night” në vitin 1967, ku luajti rolin e një njeriu të dyshuar për vrasje.

Shkaku i vdekjes së aktorit u zbulua nga përfaqësuesi i tij Dominic Mancini për TMZ, i cili raportoi Wilson vdiq të shtunën (6 tetor) në shtëpinë e tij. /k.k/noa.al/