Transmetuar më 07-10-2018, 17:02

Skuadra e Milanit ka arritur të marrë një tjetër fitore të thellë në "Serinë A" italiane.

Kuqezinjtë arritën të dominojnë totalisht takimin përballë Chievos në ndeshjen e luajtur mesditën e sotme në "San Siro".

Takimi Milan-Chievo, përfundoi me rezultatin 3-1, në favor të vendasve.

Golat për Milanin u shënuan nga: Higuain 27′, 34′ dhe Bonaventura 56′.

Goli për Chievon u shënua nga Pellissier 63′.

Pas kësaj fitoreje, Milani Pozicionohet në vendin e dhjetë me 12 pikë, ndërsa Chievo mban vendin e fundit me -1 pikë./a.k/noa.al/