Transmetuar më 07-10-2018, 18:16

Një makinë Bugatti ngjyrë blu, e ndërtuar tërësisht me mbi një milion pjesë plastike Lego është shfaqur në Panairin e Makinave në Paris.

Rreth 30 persona nga kompania daneze Lego Technic shpenzuan më shumë se 13,000 orë për të ndërtuar një kopje të Bugatit Chiron.

Ata përdorën më shumë se 1,500 kilogramë copa plastike Lego.

Makina e kompanisë italiane Bugatti, Bugatti Chiron kap shpejtësinë prej 400 kilometrash në orë.

Ndërsa kopja e tij e ndërtuar me lego gjatë provave arriti shpejtësinë 30 kilometra në orë.

Më poshtë keni videon: