Transmetuar më 07-10-2018, 19:33

Sa herë flitet për dhunën ndaj grave dhe vajzave mendimi i parë lidhet me atë fizike.

Por dhuna më e përhapur dhe më e padenoncuara është ajo seksuale si dhe ngacmimet seksuale.

Në një rrëfim për Zërin e Amerikës një vajzë e re në Tiranë, tregon se si është ngacmuar deri në dhunë nga shefi saj.

Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi dhe aktivistë të shoqërisë civile pranojnë se denoncimet për këto krime jane mjaft të ulëta në raport me shkallën e përhapjes se tyre.

Arsyet lidhen me mentalitetin dhe paragjykimin nga shoqëria, ndërkohë pengesë në hetimin e denoncimeve mbetet vështirësia e të provuarit.

Ndiqni në videon e mëposhtme rrëfimin: