Transmetuar më 08-10-2018, 13:11

Ajo njihet si Missi pa kohë, pikërisht për shkak të pamjes së saj të freskët dhe linjave perfekte pavarësisht kalimit të viteve.

Missi i parë shqiptar, Valbona Selimllari, për herë të parë ditën e sotme, ka postuar me dorën e saj, një fotografi ku zbulon hapur portretin e vajzës së saj.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet në makinë me të bijën Vivi, e cila shihet një kopje identike e së ëmës.

Valbona është aq hermetike saqë publiku shqiptar vetëm pak vite më parë e mësoi se ajo është nënë e tre fëmijëve, ndërsa për partnerin e saj nuk dihet thuajse asnjë detaj.

Përveç vajzës, Valbona është nënë edhe e dy djemve, më të mëdhenj në moshë. /a.y/noa.al