Transmetuar më 08-10-2018, 19:48

Për një periudhë të gjatë, Eneda Tarifa moderoi spektaklin e humorit “Portokalli”, dhe tashë është shkëputur për t’iu përkushtuar jetës artistike sikëngëtare.

E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Eneda ka dhënë një deklaratë që bëri bujë në rrjetet sociale.

Ajo që bëri përshtypje ishte kur tha se aty ka njerëz që hanë bukën kot.

Kur u pyet se cilin aktor do të hiqte nga puna, nëse do të bëhej drejtore e “Portokalli”, Eneda tha:

“Nuk besoj se dua të krijoj dhe të bëj armiq në këto momente kështu që besoj se do mbetet për të ta thënë në kafe. Ka njerëz që hanë bukë kot”.

Ndërsa përsa i përket aktorëve ajo ka treguar se vazhdon të ruajë miqësinë me Florjan Binaj. Këngëtarja tha se e vlerëson shumë Florin, pasi ai ka ecur përpara vetëm me punë. /k.k/noa.al/