Transmetuar më 09-10-2018, 07:29

Gjithçka ndodhi shumë shpejtë, shtatzënia, martesa dhe ardhja në jetë e fëmijës së saj të parë.

Këngëtarja Adelina Tahiri po përjeton momente mjaft të veçanta mëmësie, pas ardhjes në jetë të të birit, i cili po shkon një muajsh e gjysmë.

Por për herë të parë ajo ka zbuluar në rrjetet sociale portretin e të voglit Jon, i cili shihet një vogëlush simpatik dhe me shumë flokë.

Megjithatë këngëtarja është treguar e kujdesshme që të mbulojë një pjesë të portretit duke ia mbuluar sytë me një logo në formë syzesh.

Adelina u bë nënë për herë të parë më 27 gusht, ku solli në jetë të birin Jon.

Në fillim të këtij viti, Adelina lidhi kurorë me avokatin e pasur maqedonas Serjozha Markov, i cili është rreth 50 vjeç, ndërkohë që Adelina Tahiri nuk i ka mbushur as të 30-at. /a.y/noa.al