Transmetuar më 09-10-2018, 07:59

Për personazhe të kalibrit të Melania Trump është e vështirë që të qëndrosh politikisht neutral në look.

Zonja e parë amerikane ka bërë që të flitet për të gjatë një udhëtimi në Afrikë.

Ishin të shumtë ata që nuk e pëlqyen kapelen e saj të stilit kolonial, por ky nuk ishte detaji i vetëm i vënë re.

“Do të doja që njerëzit të përqendroheshin në atë që bëj, jo në atë që vesh”, deklaroi zonja Trump, duke iu përgjigjur kritikave

Por edhe xhaketa e saj nuk u pëlqye, duke u krahasuar me atë të kolonistëve, këpucët Zara, kravata e vendosur mes piramidave të Gizës dhe çdo detaj u cilësua i tepruar.

Ndërkohë përballë Melania Trump, bashkëshortja e Presidentit egjiptian Al-Sisi, u shfaq me veshje tradicionale dhe kokën e mbuluar. /a.y/noa.al