Transmetuar më 09-10-2018, 09:40

Shpulla dhe grushte pasi publikoi në rrjetet sociale një fotografi, ku shihej dekolteja e saj e hapur. Është kjo ajo që i ka ndodhur 22-vjeçares Melissa Gentz, një vajzë nga Brazili e cila jeton dhe studion në Florida, SHBA.

Vajza vendosi të tregojë historinë e saj në Instagram, duke publikuar fotografi nga dhuna, si pasojë e xhelozisë së shfrenuar nga i dashuri i saj, djali i një biznesmeni Erick Bretz, 25 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur më 23 shtator, kur i riu u përfshi nga një krizë xhelozie, si dhe kishte pirë disa birra më shumë.

Në gjaknxehtësi e sipër rrahu, e goditi me një shishe në kokë si dhe i futi kokën mes këmbëve, duke tentuar që ta mbyste.

Pas shumë përpjekjesh më në fund e reja arriti të shpëtojë dhe të lajmërojë policinë.

“Po e ripublikoj këtë fotografi pasi i dashuri im e fshiu pa lejen time (foton e sherrit). Më tha se vajzat me të dashur, nuk mund të kenë fotografi ku duken gjinjtë. Kështu që unë dua të jap një mesazh për të gjitha vajzat që jetojnë në një situatë të tillë që të rebelohen”, shkruan vajza në rrjetet sociale, citon noa.al.

Ajo bën thirrje për të gjitha, “Dilni nga ajo lidhje, pa qenë vonë”. /a.y/noa.al