Transmetuar më 09-10-2018, 18:10

Një italiane e ka pësuar në mënyrën më të keqe të mundshme hedhjen e mbeturinave në rrugë. Ajo hodhi qeset me plehra nga makina në autostradën Castellana në Padovano dhe u largua.

Mendoi se mund të shpëtonte lehtë, por në vend të kësaj, mbeturinat iu kthyen në shtëpi.

Kjo falë raportimit të disa të rinjve dhe kamerave të rrugës që kishin filmuar momentin.

Kryetari i bashkisë, Cesare Mason u shfaq në derën e shtëpisë së qytetarit duke i thënë: "Unë erdha t’ ju jap përsëri atë që keni humbur në rrugë."

Por nuk mbaroi me kaq sepse së bashku me qesen e mbeturinave, në shtëpinë e qytetarit mbërriti edhe gjoba./b.l/noa.al/