Transmetuar më 10-10-2018, 08:17

Një politikan gjerman, i partisë populiste AfD, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me shqiptarët.

Bëhet fjalë për, Andreas Winhart, i cili ka shkaktuar shumë debate në Gjermani, për shkak të fjalëve fyese ndaj shqiptarëve por edhe afrikanëve.

“Kush nuk dëshiron që shqiptarët dhe kosovarët të vijnë si ndihmës mjekë në shtëpitë tuaja dhe të ‘pastrojnë’ dhomat tuaja, atëherë ju bashkohuni partinë AfD”, tha Winhart.

Deklarata e tij u dha gjatë një takimi të fushatës së partisë së tij, ku u quajti shqiptarët si hajdutë.

Sakaq sa i takon afrikanëve, i cilësoi si bartës të SIDA-s, duke deklaruar se ka të drejtë të dijë kur një fqinj i tij është i sëmurë ose jo.

Por deklaratat e tij kanë ngjallur polemika dhe kritika të shumta, duke u cilësuar si raciste dhe ekstreme. /a.y/noa.al