Transmetuar më 10-10-2018, 10:16

Deputeti socialist Taulant Balla tha se Lulzim Basha ka fobi nga godinat e gjykatës, duke shtuar se nuk beson se do të paraqitet ndonjë ditë.

Është kjo deklarata e bërë prej tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku sot u mbajt seanca gjyqësore mes deputetit socialist Taulant Balla dhe kryedemokratit Lulzim Basha, lidhur me bllokimin e dy makinave Toyota Yaris, me 3.4 milionë euro të fshehura.

Kjo pasi Balla ka bërë padi ndaj Bashës, për dekonspirim të operacionit për kapjen e makinave me paratë brenda, të cilat u bllokuan në portin e Durrësit.

“Ajo që është shumë e rëndësishme është se unë do i shkoj deri në fund këtij procesi dhe jam shumë i bindur që në fund të këtij procesi do fitoj një vendim gjykate i cili nuk do më shërbejë vetëm mua, por edhe Partisë Demokratike. Berisha ia la PD, si një lodër Lulit dhe ky po luan me të dhe po e thyen. PD është shndërruar në një parti që kalon nga një puntatë në tjetrën të Babales”, u shpreh Basha.

Sa i takon çështjes së “Babales”, ai kërkoi që Prokuroria të vazhdojë hetimin deri në fund, por personat që nxjerr videon sipas tij nuk duhet të ikin me vrap.

Ai tha se rasti i mbrëmshëm i largimit të Ervin Salianjit nga studio e ‘Klan’ është një rast i turpshëm, dhe se ai rrezikon fshehjen e një vepre penale, ndaj tha se personat që nxjerrin videon nuk duhet të ikin me vrap.

“Babalja u propozua të shpallet hero kombëtar, tani del se kunati ka tradhtuar PD dhe ka kaluar me ne, por këto nuk janë aspak të vërteta. I bëj thirrje Prokurorisë që çështjen ta çoj deri në fund dhe ti jepet fund politikës së akuzave dhe shpifjeve. Të ndajmë shapin nga sheqeri”, tha ndër të tjera Taulant Balla. /a.y/noa.al