Transmetuar më 10-10-2018, 17:11

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në një takim në zyrën e tij ambasadorin e ri të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Kjo është hera e parë që kryeopozitari takohet me përfaqësuesin e BE-së që pas marrjes së detyrës.

Noa ka mësuar se në fokus të bisedës mes tyre ka qenë reforma zgjedhore.

Dy ditë më parë, Partia Demokratike publikoi edhe platformën e saj për këtë çështje, me katër shtylla kryesore.

Ndërkohë, ende nuk ka një marrëveshje konkrete mes palëve për të mbyllur paketën e ndryshimeve në kodin zgjedhor. /k.k/noa.al/